Mizoritë e Ali Pashë Tepelenës dhe mirësitë e bijës së tij

Mizoritë e Ali Pashë Tepelenës dhe mirësitë e bijës së tij

Në faqet 115 – 119 të librit “La nouvelle Schéhérazade — Sheherazadja e re” të Leïla Hanoum-it, botuar në Paris më 1885, gjejmë një tregim mbi Ali Pashë Tepelenën dhe vajzën e tij “Les tourterelles de Fatma — Thëllëzat e Fatmës”. Këtë tregim Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: Thëllëzat e Fatmës nga Leïla Hanoum Në pashallëkun e Shqipërisë, në Janinë, dikur sundonte Ali Mehmet Pasha (Ali Pashë Tepelena). Ai ishte një njeri mizor dhe fanatik, një tiran i vërtetë, siç u imponon ndonjëherë despotizmi krahinave të nështruara. Por askush nuk do të kishte guxuar të ngrinte zërin për të kërkuar drejtësi. Ankesa ose qortimi do të kishte vdekjen për përgjigje. Myslimanët, të mësuar...