Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk luan dot më në nivelet e larta”/ Transferimi i Boniface ngjall pikëpyetje tek tifozeria milaneze: Dy dëmtime në ligament dhe karakter problematik
Sulmuesi i Bayer Leverkusen dhe ylli i Nigerisë është gjithnjë e më pranë Milanit, por transferimi i tij i mundshëm tek kuqezinjtë ka ngjallur protesta mes tifozëve milanezë. Marrëveshja është gati, agjenti i Victor Boniface pritet të mbërrijë në Milano për detajet e fundit, por ardhja e sulmuesit të Bayer Leverkusen te Milani nuk po ndez entuziazmin e tifozëve kuqezi, përkundrazi. Shumë dyshime, të shprehura qartë edhe nga postimet në media sociale. “Shpresoj që të gjithë ju që e mbështesni Boniface të jeni të vetëdijshëm që ai ka pasur probleme të mëdha brenda skuadrës. Thuhet se karakteri i tij është shumë i vështirë dhe se është përplasur disa herë me lojtarë të tjerë të ekipit”, shkruajn tifozët e kuqezinjve në media sociale . Megjithatë, ajo...