Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Automjeti përplaset me motomjetin në Shkodër- Lezhë, përfundon në spital e reja 26- vjeçare…
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin A. A., 58 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. H., 27 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. M., 26 vjeçe, pasagjere në motomjet, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!