Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Kosova importon zhavorr nga Serbia, mbi 100 kompani vendore të bllokuara
Shoqata e Gurthyeve dhe Betonjerkave ka ngritur alarmin për gjendjen kritike të sektorit minerar në vend. Sipas tyre, më shumë se 100 kompani të licencuara po mbahen të bllokuara, ndërsa Kosova poimporton zhavorr nga Serbia.Shoqata e Gurthyeve dhe Betonjerkave në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovë ka shprehur shqetësimin për gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në të cilën ndodhet sektori minerar. Për shkak të mosfunksionimit të institucioneve, ligjeve të pakoordinuara dhe vonesave të pajustifikuara, mbi 100 kompani të licencuara janë të bllokuara, ndërsa investime milionëshe dhe qindra vende pune janë në prag të humbjes.“Kompanitë tona, që kanë investuar miliona euro dhe punësojnë qindra punëtorë, po rrezikojnë falimentimin për shkak të:Mosfunksionimit të bordeve dhe departamenteve përkatëse; Ligjeve të pakoordinuara ndërmjet institucioneve. Bllokimit të mbi 100 kompanive...