Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Transformohet një tjetër shkollë, “Meleq Gosnishti” në Përmet gati të presë nxënësit në shtator
Transformohet një tjetër shkollë në prag të nisjes së sezonit të ri arsimor. Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetet sociale se bëhet fjalë për shkollën “Meleq Gosnishti” në Përmet, e pajisur me klasa moderne dhe kushte dinjitoze për nxënës dhe mësues. “Shtatori po afron dhe nxënësit përmetarë të shkollës “Meleq Gosnishti” do të gjejnë ambiente tërësisht të transformuara, klasa moderne dhe kushte dinjitoze për ta dhe për mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Përmet”, thotë Rama.