Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kishte kthyer banesën në ‘laborator’ droge, lihet në burg 61-vjeçari në Tiranë (Emri)
Shkëlqim Krrashi, 61-vjeçari i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Tiranës pasi brenda banesës iu gjet 17 kg kanabis dhe 22.5 litra vaj kanabisi me vlerë 500 mijë euro, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Gazetari Sokol Dema raporton se në seancën me dyer të mbyllura, Krrashi deklaroi se lënda narkotike i kishte mbetur prej vitesh në një automjet në pronësi të tij, ndërsa arma e gjahut ishte me leje. Megjithatë, gjykata vendosi që 61-vjeçari, banues në Yzberisht, të vijojë të mbahet i izoluar. Gjatë operacionit të koduar “Shape”, Antidroga sekuestroi 17 kg kanabis në formë çokollate, 22.5 litra vaj kanabisi, 65 gramë kokainë, një pistoletë dhe një armë gjahu. 61-vjeçari, pa precedentë penalë, e siguronte kanabisin dhe vajin në Maqedoninë...