Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
DASH anulon mbi 6 mijë viza studentore, Ambasada Amerikane: Janë persona që shkelën ligjin dhe mbështetën terrorizmin
Departamenti i Shtetit ka anuluar më shumë se 6,000 viza studentore në vitin 2025 për tejkalime të afateve të qëndrimit dhe shkelje të ligjit dhe mbështetje për terrorizmin, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë informacionin e konfirmuar nga mediat amerikane. “Çdo vizë studenti e anuluar nën Administratën Trump ka ndodhur sepse individi ose ka shkelur ligjin, ose ka shprehur mbështetje për terrorizmin ndërsa ndodhej në Shtetet e Bashkuara”, shkruhet në postimin e ambasadës. Sipas Fox News, administrata Trump ka nisur nisma të shumta që synojnë kufizimin e imigracionit dhe revokimin e vizave për ata që ndjekin institucione akademike në SHBA. Ata që kanë marrë pjesë në protestat pro-palestineze janë përballur me shqyrtim të shtuar dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha në maj se administrata po...