Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha i drejton 4 pyetje Ramës: Nëse nuk ballafaqohesh dot me Daniel Shimën, je autori kryesor i këtij terrorizmi shtetëror bashkë me Agasin
Kreu i opozitës, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirje në atë që e quajti “terrorizëm shtetëror” kundër Daniel Shimës. Ai deklaroi se policia ka manipuluar informacionet dhe se Shima u mbajt peng për disa orë në një “bodrum mafioz”. Berisha ngriti dyshime mbi një skenar të zhdukjes së tij dhe tha se heshtja e tij dëshmon kodin mafioz që sundon në vend. Ai i drejtoi Ramës katër pyetje publike, duke e sfiduar për ballafaqim me Shimën dhe duke e akuzuar për lidhje me tenderat e AKSHI-t. Më tej, Berisha e cilësoi Shqipërinë si “narkoshtetin e parë në Europë”, ku qeveria bashkëpunon me kartelet e drogës. FJALA E BERISHËS: Pra, policia mashtroi paturpësisht. Ishte në jug, tha. Policia kishte...