Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
500 mijë euro drogë brenda shtëpisë në Tiranë, ‘arrest me burg’ për Shkëlqim Krrashin
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Shkëlqim Krrashi, në banesën e të cilit në Yzberisht u gjet një sasi kanabisi çokollatë dhe vaj kanabisi me vlerë 500 mijë euro. Në senacën me dyer të mbyllura, 61-vjeçari Krashi deklaroi se sasia e drogës i kishte mbetur në një makine në pronësi të tij prej disa vitesh, ndërsa armën e gjahut e kishte me leje. Nga operacioni “Shape” u sekuestruan 17 kg kanabis në forme çokollate, 22,5 litra vaj kanabisi, 65 gram kokainë, një pistoletë dhe një armë gjahu.