Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Tre vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m
Sot shënohen tre vite nga shpallja e atletes Luiza Gega si kampione e Europës, në 20 gusht 2022. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përkujtoi sot këtë rezultat historik të atletes shqiptare. Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m me pengesa në Europianin e atletikës, mbajtur në Mynih. Atletja e ‘Team Albania’ e ndali kohën në 9:11.31, duke vendosur edhe rekordin e kampionatit në këtë disiplinë. Luiza Gega mban gradën “kolonele” në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.