Po kthehej nga Greqia, prangoset në Kakavijë cërrikasi i dënuari me 40 muaj burgim për drogë

Po kthehej nga Greqia, prangoset në Kakavijë cërrikasi i dënuari me 40 muaj burgim për drogë

Po kthehej nga Greqia për në Shqipëri, kapet në kufi i dënuari me rreth 3,5 vite burgim në mungesë, për akuzën e drogës. Policia e Gjirokastrës njoftoi sot se pas verifikimeve të personave në hyrje të vendit në vijën e dytë, arritën të identifikonin dhe prangosnin një 43-vjeçar të kërkuar, me inicialet J. B., banues në Cërrik. “Ai është dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me vendim të formës së prerë, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Policia e Elbasanit”, bëri me dije policia vendore.