Tregtonte ilaçe të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë

Tregtonte ilaçe të kontrabanduara, arrestohet administratori i farmacisë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga administratorin e një farmacie, pasi tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara. Po ashtu mësohet se është proceduar penalisht shitësja, e punësuar në mënyrë të paligjshme. Uniformat blu kanë sekuestruar medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro. ”Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. H., 35 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin...