‘Dramë e vërtetë’, deputetja Tabaku: Largimi i të rinjve po rrënon tregun e punës

‘Dramë e vërtetë’, deputetja Tabaku: Largimi i të rinjve po rrënon tregun e punës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar emigracionin si “dramën e vërtetë” të ekonomisë shqiptare, duke theksuar se largimi në masë i forcës së punës ka prekur konsumit, shpenzimet dhe vetë punësimin. Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku u referua të dhënave të fundit të INSTAT, sipas të cilave punësimi tek personat mbi 64 vjeç është rritur me 7.9%, duke sinjalizuar plakjen e tregut të punës. “Shqipëria nuk e ka më avantazhin konkurrues të të rinjve që punonin dhe investonin këtu; shpresa e ekonomisë është kthyer tek mosha e tretë,” tha Tabaku, duke argumentuar se vendi ka humbur “forcën tërheqëse të punës” për shkak të sistemit aktual dhe politikës fiskale. Sipas saj, rritja e taksave, pamundësia për të...