I theu rekordin 28-vjeçar, Shilton uron Fabio: I lumtur që kjo “stafetë” kalon te një tjetër portier

I theu rekordin 28-vjeçar, Shilton uron Fabio: I lumtur që kjo “stafetë” kalon te një tjetër portier

Një rekord historik është thyer. Portieri brazilian Fábio Deivson Lopes Maciel, 44 vjeç, është bërë lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve zyrtare në futbollin profesionist. Plot 1.391 ndeshje. Të martën në mbrëmje, duke mbrojtur portën e Fluminense në sfidën e kthimit të 1/8-ve të “Copa Sudamericana”, të fituar 2-0 kundër América de Cali, ai theu primatin që i përkiste prej vitit 1997 anglezit Peter Shilton. Vetë Shilton, ikonë e futbollit britanik, deshi ta nderonte kolegun e tij brazilian: “Urime të mëdha Fábio për thyerjen e rekordit botëror të prezencave, të cilin kam qenë krenar ta mbaj për më shumë se 28 vite. Jam i lumtur që ky rekord mbetet mes portierëve”. Në “Maracanã”, i mbushur me 35 mijë tifozë, legjenda e portës mori...