Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Destinacione në “modë” për spanjollët, Shkodra dhe “Rozafa” ndër atraksionet më të preferuara
Kalaja e Shkodrës po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga atraksionet kryesore për turistët e huaj, veçanërisht për vizitorët nga Spanja. Gjatë viteve të fundit, interesimi i turistëve spanjollë për të vizituar këtë monument historik është rritur ndjeshëm. Operatorë turistikë që punojnë në tregun spanjoll theksojnë se Shkodra është kthyer në një destinacion “në modë” për ata, të cilët e shohin si një vend autentik dhe larg turizmit masiv. “Aktualisht punoj vetëm me tregun spanjoll dhe latin. Vitet e fundit ka pasur një rritje në numër të spanjollëve që e vizitojne vendin. Pamja e bukur që ofron kalaja nga sipër, liqeni, lumenjtë, Xhamia e Plumbit… Kur ata vijnë dhe marrin rrugën nuk e presin diçka të tillë,” thotë Makbule Sula, operatore turistike. Ndërsa...