Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pse u tha familjarëve “po më arrestojnë”? Ish zv.drejtori i AKSHI-t pritet të merret sërish në pyetje
Daniel Shima pritet te merret serish ne pyetje ditën e sotme për të shpjeguar të gjithë itinerarin e ditës së djeshme dhe humbjen e kontakteve për 10 orë. Ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima është kthyer gjatë natës në banesë pasi u denoncua i zhdukur nga familjarët. Ai pretendon se ka qenë në jug të vendit ku ishte larguar pas një konflikti që kishte pasur me partneren e tij. Familjarët bënë kallëzim në komisariatin nr.1 në Tiranë rreth orës 17:00 për humbjen e kontakteve më të. AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), është një institucion publik, që merret me zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore; shërbimet online për qytetarët dhe bizneset; sigurinë dhe integrimin e sistemeve të informacionit të...