Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Elbasani i rrapeve 700-vjeçare
Elbasani nuk është vetëm një qytet me histori shekullore, por edhe një vend ku natyra dhe kultura bashkëjetojnë në mënyrë magjike. Zonat e veçanta si Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Burimi i Bankës, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës, Ulliri i Qejfit, Parku Rinia, Rrapet e Busheku, Rrapi i Bezistanit, Selvia e Seltës e Kodra e Krastës nuk janë thjesht monumente natyrore, ato janë dëshmi të historisë dhe traditës, që ftojnë çdo vizitor të ndalojë, të shohë dhe të prekë të shkuarën. Jo shumë larg qendrës së qytetit ndodhet Rrapi i Mansit, emri i tij lidhet me itinerarin e rrugës Egnatia (shekulli II-IV), që kalonte në luginën midis Teqes së Madhe dhe Krastës. Historikisht, kjo zonë ka shërbyer si vend çlodhjeje dhe festimesh, veçanërisht...