Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Mu” dhe “m’u”, kur duhet të shkruhet me apostrof e kur jo?
“Mu” apo “M’u”, cila është forma e saktë: me apostrof apo pa apostrof? Këtë pyetje e bëjnë shumë veta… ja përgjigja: Të dyja format janë të sakta, por njëra është pjesëz dhe tjetra trajtë e shkurtër. Për t’i shkruar saktë këto dy forma në fjali ose tekste të ndryshme, duhet të dimë se kur është pjesëz dhe kur trajtë e shkurtër. Kur është pjesëz shkruhet pa apostrof (mu – mu te dera), kurse kur është trajtë e shkurtër shkruhet me apostrof (m’u – m’u bë zemra mal).Atëherë:Mu – pjesëz. Përdoret pa apostrof para një fjale a një togfjalëshi për të përcaktuar më mirë, për ta theksuar ose për ta bërë më të përpiktë vendin, kohën etj., atë që shprehet nga fjala a nga togfjalëshi. P.SH.:...