Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Stefan Cvajg: Bisedat që i bënim me Frojdin…
Nga Stefan Cvajg “…Gjatë orëve që pata kaluar me Frojdin kishim folur shpesh për tmerrin e botës hit leriane dhe për luftën. Si njeri human që ishte, tronditej thellë, por si mendimtar nuk habitej aspak nga ai shpërthim i llahtarshëm shtazërie. Më tha një herë se e kishin quajtur gjithnjë pesimist, meqë nuk pranonte epërsinë e kulturës ndaj instikteve, dhe shtoi se tani – sigurisht, me këtë gjë nuk krenohej – të gjithë shikonin se po vërtetohej në mënyrën më të tmerrshme mendimi i tij që barbaria, instikti elementar i shkatërrimit, nuk mund të çrrënjoset nga shpirti njerëzor. Mbase në shekujt e ardhshëm, sipas tij, do të gjendet ndonjë mjet për t’i ndrydhur këto instikte së paku në jetën e përbashkët të kombeve, por në...