E dhunuan dhe më pas tentuan ta vrasin me armë, zbardhet plagosja e të riut në Shijak! Arrestohet 37-vjeçari, në kërkim i vëllai dhe nipi

E dhunuan dhe më pas tentuan ta vrasin me armë, zbardhet plagosja e të riut në Shijak! Arrestohet 37-vjeçari, në kërkim i vëllai dhe nipi

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar, Liridon Rata, gjatë një konflikti me sende të forta e më pas me armë zjarri, për parkimin e një automjeti. Vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë. Sekuestrohen dy armë të ftohta (thika) dhe prova shkencore që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Hamallaj, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Altin Lekgegaj, 37 vjeç, banues në Hamallë, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale...