Picula: Askush në BE s’ka iluzione kush është Vuçiqi – kjo Serbi s’mund të anëtarësohet në Union

Picula: Askush në BE s’ka iluzione kush është Vuçiqi – kjo Serbi s’mund të anëtarësohet në Union

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, deklaroi se askush nga faktorët politikë relevantë në Bashkimin Evropian nuk ka më iluzione rreth asaj se kush është presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, dhe çfarë lloj pushteti ai ushtron. Sipas tij, Serbia në gjendjen aktuale nuk ka mundësi të anëtarësohet në BE. “Çështja është si të përcaktohet raporti ndaj alternativës, pra ndaj atyre që potencialisht mund të vijnë nesër në pushtet, gjë që sot mbetet një dramë politike e pasigurt. Mua më duket se pushteti i Vuçiqit ka legalitet, por ata që protestojnë po fitojnë legjitimitet”, tha Picula për televizionin kroat “Nova TV”, duke u cituar nga “Index.hr”. Ai kujtoi edhe tragjedinë e rënies së çatisë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16...