Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm i Tik-Tok, pas betejës me kancerin

Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm i Tik-Tok, pas betejës me kancerin

Frank Caprio, gjyqtari i dashur nga miliona njerëz në mbarë botën dhe i njohur për vendimet e tij të mbushura me mëshirë e humanizëm, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ai u shua pas një beteje të gjatë me kancerin pankreatik. Familja e tij bëri të ditur lajmin e hidhur përmes një deklarate ku theksohej se Caprio u nda nga jeta i qetë, i rrethuar nga më të dashurit e tij. “Ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, baba, gjysh, stërgjysh dhe mik i paharrueshëm,” shkruhet në mesazhin e familjes. Një gjyqtar që preku zemrat e miliona njerëzve Caprio fitoi famë botërore përmes programit televiziv Caught in Providence (2018–2020), ku gjykonte çështje të vogla dhe gjoba duke i kthyer ato në momente prekëse, të mbushura me...