“Rama manipulon të dhënat!” Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

“Rama manipulon të dhënat!” Eksperti: Ekonomia shqiptare në krizë, turizmi po zhgënjen

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, ka deklaruar se të dhënat e tremujorit të parë të vitit 2025, sipas qeverisë tregojnë një rritje të ndjeshme të importeve, sidomos për produktet ushqimore por situata nuk duket të jetë e tillë. Sipas tij, kjo rritje justifikohet me fluksin turistik, por nëse nuk do të shoqërohej me rritje të eksporteve, bilanci tregtar i vendit do të përkeqësohej ndjeshëm. Ai tha  se ka dyshime që disa institucione mund të manipulojnë shifrat për të pasqyruar një situatë më pozitive sesa realisht ndodhet ekonomia shqiptare. Ai theksoi se disa sektorë, si bujqësia dhe industria fason, kanë pësuar rënie të lirë për shkak të kostove të larta, çka ka sjellë tkurrje të prodhimit vendas. “Ajo që vihet re në Shqipëri është që të...