Analiza e CNN: Pse takimi Putin-Zelenskyn mund të mos ndodhë kurrë

Analiza e CNN: Pse takimi Putin-Zelenskyn mund të mos ndodhë kurrë

Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë të hënën për hapin e radhës, një takim dypalësh mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, dukej gjerësisht unanime. Pastaj erdhi përgjigja ruse. “Ideja u diskutua që të shihej mundësia e ngritjes së nivelit të përfaqësuesve të palës ruse dhe asaj ukrainase”, tha këshilltari i Kremlinit, Yury Ushakov, duke informuar gazetarët mbi bisedën telefonike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Putinit. Asnjë përmendje me emër e asnjë indikacion që “përfaqësuesit” mund të ngriheshin në nivelin e vetë liderëve. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në një intervistë për televizionin shtetëror të martën, u shpreh me një ton më pajtues. “Ne nuk refuzojmë asnjë formë pune, as dypalëshe e as tripalëshe,” tha ai, por shtoi se “çdo kontakt që përfshin udhëheqës...