Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

Vlorë/ Jet ski e Policisë përplaset me një tjetër mjet lundrues

Një Jet Ski i Policisë Kufitare është përplasur me një Jet Ski tjetër në brigjet e Vlorës gjatë pasdites së sotme. Sipas njoftimit të bluve, bëhet me dije se autoritetet kishin marrë njoftim se një turist me kanoe kërkonte ndihmë dhe për këtë arsye efektivët e Policisë Kufitare u nisën drejt vendit të ngjarjes. Por gjatë lundrimit mjeti i policisë u përplas me Jet Ski-në tjetër, ku ndodheshin dy persona. “Sot, rreth orës 18:20, pas marrjes së një njoftimi se në zonën e Jonufrës ndodhej një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë për në vendngjarje. Gjatë lundrimit drejt vendit të njoftuar, mjeti lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përfshirë në një përplasje me një tjetër mjet...