Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Po më arrestojnë’/ Policia po gjurmon valët e celularit të ish-zv/drejtorit të AKSHI-t
Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Mësohet se kontaktin e fundit me familjen ish-zv/drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit e ka pasur mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia. Ka qenë mamaja e Shimës, ajo e cila ëma ka bërë denoncimin, ndërkohë që bashkëjetuesja e tij ka treguar mesazhin nga i mbërritur në adresë të saj nga numri i bashkëshortit ‘po më arrestojnë’. Ndërkaq, telefoni nga ai moment ka dalë i fikur. Policia nga ana tjetër po gjurmon valët telefonike të Shimës, bën të ditur gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj. Policia nga ana e saj, thotë se nuk e ka në sistem emrin e Shimës, si...