Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Pallati i konfiskuar, Rama: Nuk iu deshën as 10 minuta të dilte kundër shtetit
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish pasditen e sotme gjykatësin Hazbi Balliu, të cilin e ka akuzuar ditët e fundit se i ka dhënë paditësve një pallat të ndërtuar pa leje, ndërkohë që ishte konfiskuar e i ishte dhënë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se gjykatësit nuk iu deshën “as 10 minuta që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje”. Për këtë arsye ka publikuar një foto ku tregohet fillimi dhe mbarimi i seancës gjyqësore në fjalë, e cila sipas të dhënave ka përfunduar brenda 9 minutash. “Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por...