Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Koncert për Diasporën në Shkodër, mbrëmjet e verës kalohen me muzikë, duartrokitet fort Luiz Ejlli
Mbrëmja kushtuar Diasporës, e mbushi plot pedonalen përpara bashkisë Shkodër. Këngëtari Luiz Ejlli u prit me duartrokitje nga qindra qytetarë dhe vizitorë. Ata shprehen se atmosfera është e veçantë dhe se koncerti është një surprizë e bukur për të gjithë. “Kjo është shumë fantastike, dola për xhiro me biçikletë, pashë që kishte koncert dhe u ndala. Më duket se do e ndjek… po emocionuese”, tha një turiste. Emocione mbrëmjes i dha edhe performanca e grupit “Burn” ndërsa mbrëmja u mbyll mes muzikës e ritmeve verore. Atmosfere festive që përsëritet thuajse çdo nate ne kuadër te koncerteve të verës qe po organizon bashkia. Top Channel