Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mashtrimi epik në Kroaci, taksisti i faturon turistes 1500 euro për 1.5 kilometra rrugë
Një skandal i madh shpërtheu në Kroaci kur një taksist u përpoq të përfitonte në mënyrë të padrejtë nga një turist nga Zelanda e Re, duke i ngarkuar asaj një shumë të jashtëzakonshme prej 1500 eurosh për një udhëtim të shkurtër drejt një blloku që ndodhej vetëm disa minuta larg. Carol Cowan, në muajin maj në Zagreb, për një udhëtim prej vetëm një kilometër e gjysmë, nga Stacioni Kryesor i Trenit deri te rruga Frankopanska, mbeti pa 1506 euro, raporton index.hr. Gjithçka filloi kur arriti në stacionin hekurudhor të Zagrebit, ajo nuk gjeti një taksi me shenja zyrtare dhe pranoi të hipte në një taksi të parregullt, në besim se do të paguante një çmim normal për një udhëtim të tillë. Gjatë rrugës, ajo vuri...