Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E paimagjinueshme/ Vuçiçin e shajnë në kor edhe në vendin e tij të preferuar
Rrugët e qyteteve serbe kanë prodhuar skena të ngjashme për luftëra civile për ditë të tëra me radhë. Protestuesit kundër regjimit janë përplasur edhe fizikisht me mbështetësit e SNS-së, partisë së Presidentit Aleksandër Vuçiç, teksa vetë ai ka thënë se brenda 10 ditëve do të shohim përgjigjen e shtetit, duke paralajmëruar arrestime. Në valën e reagimeve kundër Vuçiçit është përfshirë si rrallëherë edhe bota e futbollit në Serbi. Presidenti serb mbrëmjen e djeshme ndoqi nga afër në shkallët e stadiumit “Rajko Mitic”, sfidën e vlefshme për raundin e fundit kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku Crvena Zvezda pësoi humbje turpëruese në shtëpi përballë qipriotëve të Pafos, me rezultatin 2:1. Vuçiq u ul në zonën VIP të stadiumit me Zvezdan Terziqin, por të pranishëm pranë tyre...