Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë

Erë e fortë dhe dallgë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla detare në Vlorë

Ditën e nesërme do të pezullohet lundrimi detar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit. Lajmi është bërë i ditur nga kapitaneria e portit detar të Vlorës dhe shkak për këtë vendim është bërë era e fortë bregdetare dhe deti me dallgë. Sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, ato do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Sipas Kapitenerisë, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të ndodhë mbas orës 08:00 të së premtes. NJOFTIMI: Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara gjatë datave 21-22.08.2025 Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 21-22.08.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë 21.08.2025 në drejtimin JUG-JUG-PERËNDIM në forcën...