Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kërcet arma në Durrës, një i plagosur
Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e së mërkurës në Hamallaj të Durrësit. Burime bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë dy plumba në trup, dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë raportohet se autori është larguar nga vendngjarja me një mjet tip “Toyota Yaris”. Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje, ndërsa janë vendosur postoblloqe në disa rrugë si dhe në autostradën Tiranë-Durrës. Njoftimi: Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve...