Gati për aksionin opozitar, Noka dhe Blushi takohen në selinë blu mbi strategjinë

Gati për aksionin opozitar, Noka dhe Blushi takohen në selinë blu mbi strategjinë

Rinisja e punimeve të Kuvendit  ka vënë në lëvizje aleatët e opozitës, të cilët po bashkojnë forcat për Parlamentin e ri dhe për aksionin opozitar, të paralajmëruar për në shtator. Në këtë kuadër, Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kanë zhvilluar këtë të martë një takim në selinë e Partisë Demokratike. Mësohet se takimi u përqendrua tek aksioni opozitar i paralajmëruar për muajin shtator, si në Kuvend ashtu edhe në terren. Gjithashtu, në qendër të diskutimeve kanë qenë lëvizjet e përbashkëta të opozitës, koordinimi mes PD-së dhe PL-së, si dhe masat që do të ndërmerren në kuadër të nismave parlamentare. Gjithashtu, është folur edhe për mundësinë e rinisjes së protestave kombëtare, të cila janë...