Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori largohet nga vendngjarja
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Hamallaj në Durës. Dyshohet se fillimisht ka ndodhur një konflikt dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”. Sipas burimeve policore të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se autori është shtetasi me inicialet A.L. Ndërkohë janë vendosur disa postblloqe nga policia në disa zona dhe në autostradën Durrës – Tiranë.