Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Europa thërret: Dinamo City luan të enjten ndeshjen e parë të play-off ndaj Jagiellonia
20 Gusht 2025 17:31 Telesport Dinamo City do të luajë të enjten ndeshjen e parë të fazës play-off të UEFA Conference League. Një rrugëtim shumë i suksesshëm deri tani për dinamovitët, të cilët janë vetëm një hap larg për të shkruar historinë, ndërsa pengesa e radhës është skuadra polake Jagiellonia. Një ekip me shumë forcë dhe eksperiencë europiane, por aspak i pakalueshëm. Skuadra e Ilir Dajës e tregoi këtë ndaj gjigandëve kroatë të Hajduk Split, ku në “Air Albania” zhvilloi një ndeshje të madhe, fitoi 3-1 dhe siguroi kualifikimin për në fazën play-off të Conference League. Ndeshja e parë Jagiellonia – Dinamo City do të luhet të enjten, më 21 gusht, në orën 20:15, në stadiumin “Stadion Miejski w Białymstoku”. Telesport i uron shumë suksese...