Shitja e kokainës në qendër të qytetit/ I skeduar për trafik droge, 55-vjeçari shqiptar kapet përsëri sipas lëvizjeve..

Shitja e kokainës në qendër të qytetit/ I skeduar për trafik droge, 55-vjeçari shqiptar kapet përsëri sipas lëvizjeve..

Karabinierët italianë në Faenza arrestuan një 55-vjeçar shqiptar të akuzuar për trafik droge, ndërsa bënte shitjen e saj deri në qendër të qytetit. Ai u pikas dhe ndalua teksa po i dorëzonte doza kokaine një klienti në një nga rrugicat e qendrës historike. Operacioni u krye pasi shqiptari, i njohur për forcat e rendit për precedentët penalë, u vu re duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë. Ai doli në gjykatë pas prangosjes, ku u la me masën e arrestit shtëpiak. Shqiptari kishte qenë i arrestuar më parë, po për trafik droge. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa doza kokaine, ndërsa gjatë marrjes në pyetje, si shitësi, ashtu edhe blerësi e pranuan autorësinë.