Ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese/ Përkeqësimi i motit në qytetet Vlorë dhe Himarë

Ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese/ Përkeqësimi i motit në qytetet Vlorë dhe Himarë

Për shkak të përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike në zonën e Vlorës dhe Himarës gjatë datave 21-22 gusht 2025, është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit, si brenda gjirit të Vlorës e Himarës, ashtu edhe në det të hapur, duke nisur nga ora 10:30 e datës 21 gusht. Të gjithë drejtuesit e mjeteve detare janë të këshilluar të marrin masa sigurie për mjetet dhe ekuipazhet, si dhe të qëndrojnë në gatishmëri për shkak të motit të keq. Autoritetet bëjnë apel për bashkëpunim nga subjektet dhe institucionet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur. Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve të tyre. Përmirësimi i kushteve...