Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nisja e parlamentit të ri, Blushi në zyrën e Nokës për të koordinuar hapat
Në selinë e Partisë Demokratike është zhvilluar sot një takim mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Takimi, që mësohet se zgjati mbi dy orë, u përqendrua tek aksioni opozitar i paralajmëruar për muajin shtator, si në Kuvend ashtu edhe në terren. Burime bëjnë të ditur se në qendër të diskutimeve kanë qenë lëvizjet e përbashkëta të opozitës, koordinimi mes PD-së dhe PL-së, si dhe masat që do të ndërmerren në kuadër të nismave parlamentare. Gjithashtu, është folur edhe për mundësinë e rinisjes së protestave kombëtare, të cila janë paralajmëruar më herët edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha.