Petrit Ruka: Më kot i lutesh Zotit për mua…

Petrit Ruka: Më kot i lutesh Zotit për mua…

Petrit Ruka Poezi nga Petrit Ruka Ti je brinja e thyer që dhemb në çdo frymë,Kur ndarja rënkon si grua e ve,Kur shpirti më vaket si uji që prêtTa laj të vdekurin e fjetur përdhé….I vdekuri kush është? -E di, jam vetë,Po s’dua të zgjohem nga gjumi-lëngatë,Më mirë kështu, në ëndrrën e shkretëQë ishe veç shpikje e mendjes së ngratë.Më kot si kunadhja ikën pa ndjerë,Dhe vetes i thua: o zot, …pa dhëmbje!Kot lutesh, se zemra ime e mjerë,Si delja e humbur blegërin çdo mbrëmje.Më kot i lutesh ti Zotit për mua,Ai është i lumtur që ty po të vuaj,Dhe pret të përsosem në këngët e tuaPas supit zgjat kokën, … sa herë që shkruaj…E di që je brinja dhe vetë e ka thyer,Vetë të...