Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve

Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve

Të tjera informacione mësohen lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Irschenberg të Gjermanisë, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova, është përplasur me një kamion, ndërsa kanë mbetur të plagosur dhjetëra persona. Ministria e Punëve Jashtme ka konfirmuar për “tvklan” se nga ky aksident, për fat të mirë nuk ka pasur shtetas shqiptarë nga Shqipëria. Ndërkohë kompania “Dubova Reisen” të cilës i përkiste autobusi që u përfshi në aksident, konfirmoi për “Radio Europa e Lirë” se vetëm tre pasagjerë kanë pësuar lëndime. “Fatmirësisht, pasagjerët janë mirë, vetëm tre nga ta janë me lëndime të lehta për shkak të dëmtimit të xhamave. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30. Autobusi ishte në trasen e tij, një makinë ka ardhur nga e majtë, nga ana...