Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ngadalësimi dramatik i shkrirjes së akullit habit shkencëtarët, a po ripërtërihet Arktiku?
Shkrirja e akullit detar në Arktik është ngadalësuar ndjeshëm në 20 vitet e fundit, sipas një studimi të ri shkencor. Sipas studiuesve, që nga viti 2005 nuk është vërejtur ndonjë rënie statistikisht domethënëse në shkallën e shkrirjes. Ky rezultat është i habitshëm, pohojnë studiuesit, duke marrë parasysh faktin që emetimet e karbonit nga djegia e lëndëve djegëse fosile janë rritur vazhdimisht gjatë kësaj periudhe, duke bllokuar më shumë nxehtësi në atmosferë. Sipas tyre, ndryshimet natyrore në rrymat oqeanike, që kufizojnë rrjedhën e ujërave të ngrohta në Arktik, mund të kenë neutralizuar përkohësisht efektin e ngrohjes globale. Megjithatë, kjo është vetëm një ndërprerje e përkohshme – shkencëtarët paralajmërojnë se shkrirja ka shumë gjasa të rifillojë me dyfishin e shpejtësisë mesatare në pesë deri në dhjetë vitet...