Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria

Shqipëria pas “luftës me flakët”, bilanci i dëmeve merret përsipër nga qeveria

Pas disa ditë intensive “lufte” me zjarret në vend, situata ka ardhur në përmirësim. Sakaq, flakët lanë pas dëme të shumta. Bëhet fjalë për djegie shtëpish, kafshësh dhe kultura bujqësore. Situata më kritike ka qenë në Skënderbegas, ku siç duket dhe nga pamjet duket një peisazh tashmë “i pajetë”, pasi flakët kanë përpirë çfarë kanë gjetur para. “Mbi 200 krerë janë groposur. Po ashtu edhe lopë, mbi 10 të tilla janë groposur, pasi kanë qenë të djegura plotësisht”, raporton gazetarja Ermelinda Hoxha nga Skënderbegasi. Një pjesë e madhe e dëmtimeve është dhe tek bimët mjekësore të kësaj zone, siç është livando. “Ka pasur hektarë të tërë të livandos që janë djegur. Ato janë një prej bimëve medicinale që eksportohen më së shumti jashtë vendit”, shton...