“Ecim”, Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga momentet për lirimin e hapësirave publike në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka publikuar një video me mbishkrimin “Durrës, ecim”. Në të shihet teksa forcat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)-së janë duke “pastruar” një zonë të rradhës në qytetin bregdetar. Kujtojmë se ky aksion ka nisur prej disa muajsh në vend, si pjesë e nismës së shpallur më herët nga qeveria shqiptare, që synon kthimin e hapësirave të zëna ilegalisht në prona publike të aksesueshme për të gjithë qytetarët.