Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të mamës
Ish konkurrenti i “Ferma VIP 2”, Frederik Ndoci, ka humbur nënën. Artisti ka ndarë lajmin e hidhur në Facebook, përmes një poezie prekëse që përshkruan ndjenjat e tij të brendshme në këto momente të vështira. Postimi i Ndocit, i shkruar me një ndjeshmëri të rrallë artistike, ka prekur zemrat e shumë ndjekësve dhe miqve të tij, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e pazëvendësueshme. Reagimi prekës i Frederik Ndocit: U fik flaka e shpirtit te Mames. Poetet heshtin. Vargu qorrohet. Muza ka kthye shpinen. vallzon me jeten cikli i saj… Mortja fshin kosen. Zogu s’cicron. Nji flutur ka qysh ne mengjez qe e ka zan gjumi mbi nje lule. Kembanat e Hildeshaim i ndigjoj gjer ketu ne Tirane! Mos+besimi me kot mbledh supet!...