Deputetët e rinj, të pastër! SPAK për Top Channel: Asnjëri prej 140 ligjvënësve nuk është nën hetim

Deputetët e rinj, të pastër! SPAK për Top Channel: Asnjëri prej 140 ligjvënësve nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra. Një lajm i mirë vjen nga Prokuroria e Posaçme, nga ku, zakonisht, janë mësuar të dëgjojnë akuza për korrupsion, pastrim parash, shkelje në tendera dhe pengim të drejtësisë akuza që u ngritën zyrtarisht për këtë vit ndaj katër prej tyre dhe konkretisht ndaj Ilir Metes, Erjon Velise, Monika Kryemadhit e Klotilda Bushkës. Dy të tjerë ish kryeministri Sali Berisha dhe Fatmir Mediu janë dorëzuar më herët si të pandehur në gjykatë. Sakaq për 140 deputetët e mandatuar të Kuvendit të Shqipërisë pas 11 majit, SPAK nuk ka regjistruar asnjëri prej tyre si person nën hetim. Top Channel e mori këtë përgjigje nga SPAK-u, pasi...