Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Tirana një geto e vërtetë’/ Rrëmbimi i pronave publike, aktivisti: Rama vazhdon egon e tij për të qenë një kryebashkiak menaxher i kryeqytetit
Aktivisti Andi Tepelena, në një intervistë për Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, ngriti alarmin për situatën urbanistike në kryeqytet, duke e cilësuar Tiranën një qytet që po humbet identitetin dhe po shndërrohet në një “qytet skizofrenik”. Sipas tij, hapësirat publike po zhduken një nga një, duke u zëvendësuar me ndërtime të reja që “janë si mish i huaj mes ndërtimeve të tjera”. “Në vend që qytetarët të kenë fusha sportive dhe hapësira lojërash për fëmijët, ata sot kërkojnë të ndërtojnë diçka jashtë Tiranës, sepse këtu nuk merret më frymë nga mbingarkesa e ndërtimeve”, u shpreh Tepelena. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vijon të ndjekë një model zhvillimi kaotik, duke e trajtuar Tiranën si një projekt personal urbanistik e jo si një qytet...