Shumica e grave që vuajnë nga Alzheimer-i, kanë këtë të përbashkët, thonë studiuesit

Shumica e grave që vuajnë nga Alzheimer-i, kanë këtë të përbashkët, thonë studiuesit

Gratë duhet të sigurojnë që të marrin sasinë e mjaftueshme të acideve yndyrore omega në dietën e tyre, pasi u gjetën nivele jashtëzakonisht të ulëta të këtyre komponimeve te pacientet gra, të prekura nga sëmundja e Alzheimer-it. Analizat e gjakut treguan se gratë me këtë sëmundje kanë nivele 20% më të ulëta të acideve yndyrore omega, një fenomen që nuk u vu re te burrat.   Nivele të ulëta të tilla nuk u panë te burrat me Alzheimer, duke sugjeruar se mund të ketë dallime gjinore në mënyrën se si sëmundja zhvillohet dhe ndikon në fiziologjinë e personit. “Dallimi gjinor ishte gjetja më e habitshme dhe e papritur,” tha Dr. Cristina Legido-Quigley, autore e studimit në “King’s College London”, e publikuar në revistën “Alzheimer’s &...