Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Biznesmeni i njohur largohet nga Kosova, planifikon të zhvendoset në Shqipëri
                            Gjendja e prodhuesve në Kosovë është bërë tepër e rëndë. Disa kompani tashmë kanë filluar të reduktojnë prodhimin, ndërsa disa të tjera po shqyrtojnë mundësinë e zhvendosjes jashtë vendit. Prodhuesi i njohur i këpucëve “Solid Shoes”, me bazë në Suharekë, po paralajmëron zhvendosjen e një pjese të prodhimit në Kukës, Shqipëri, për shkak të krizës së vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike në Kosovë. Ky zhvillim ngre shqetësime për ndikimin e mundshëm në tregun e punës dhe në kapacitetet eksportuese të vendit. Pronari i kompanisë, Ahmet Kuçi, deklaron se ndërprerjet e shpeshta dhe kostot e papritura e kanë bërë situatën “shumë të vështirë”. Ai kujton se kompania ka paditur operatorin e shpërndarjes së energjisë KEDS, por procesi gjyqësor ende nuk ka përfunduar. Sipas tij, KEK...