Arbana Osmani ndez rrjetin për rikthimin e saj në televizion

Arbana Osmani ndez rrjetin për rikthimin e saj në televizion

Showbiz E Mërkurë, 20 Gusht 2025 15:18 Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani ka qenë nën një presion të vazhdueshëm publik për rikthimin në ekran. Ajo vendosi që rikthimin ta realizonte vitin e kaluar jo në formën klasike televizive, por përmes një projekti në YouTube me titullin “Mirëmbrëma yje”. Në një intervistë të fundit, moderatorja konfirmoi se sezoni i dytë i këtij formati është në përgatitje, ndërsa paralajmëroi edhe një projekt tjetër, sërish për YouTube. Vëmendja ndaj saj u shtua ndjeshëm pas paraqitjes si mysafire speciale në X Factor, një moment që u interpretua si një kalim i mundshëm drejt ekranit të TV Klan. Spekulimet nuk u shuan, përkundrazi morën hov të ri kur Arbana publikoi dje një fotografi me regjisoren e njohur...