Papa Leo flet për Ukrainën: Ka shpresë, por duhet ende shumë punë

Papa Leo flet për Ukrainën: Ka shpresë, por duhet ende shumë punë

Papa Leo ka shprehur optimizëm për një zgjidhje të mundshme të çështjes ukrainase, duke theksuar megjithatë se ende ka shumë punë për t’u bërë në procesin e negociatave. Në një deklaratë përpara kthimit të tij në Vatikan nga rezidenca verore në Castel Gandolfo, kreu i Kishës Katolike Romake tha: “Ka shpresë, por ende duhet bërë shumë punë,” duke shtuar se po bisedon vazhdimisht me udhëheqësit e përfshirë në këtë fazë negociuese. Në të njëjtën kohë, Papa Leo u bëri thirrje besimtarëve katolikë që të luten për paqen në botë, veçanërisht në zonat e konfliktit si Lindja e Mesme dhe Ukraina.